“BE ka vendosur që Serbia duhet ta njeh Kosovën”

“BE ka vendosur që Serbia duhet ta njeh Kosovën”

Gazetari i njohur britanik, njëherit njohës i rrethanave ballkanike, Misha Glenny ka deklaruar se Serbia duhet të pajtohet me njohjen de facto të Kosovës si shtet i pavarur përpara se të pranohet në BE.

“Nëse mendoni për të drejtat e serbëve e të shqiptarëve në Kosovë, atëherë këtë çështje BE do të duhej ta trajtonte me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës për shkak të qëndrimit dominues në BE (ose në Gjermani e Francë ) që Kosova të trajtohet vend i veçantë Në këtë kuptim, ajo çfarë po ngjan në Kosovë nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në pozicionin e BE-së ndaj Serbisë”

Megjithëkëtë, është tepër e qartë se Gjermania me shumicën përkrahjes në BE, ka vendosur që Serbia do të duhet të pajtohet de fakto me njohjen e Kosovës shtet i pavarur paka para se të pranohet në Bashkimin Europian”, ka thënë Glenny në një intervistë për Blic.