Kabashi: Nëse SHIK-u qëndron prapa vrasjeve, Kadri Veseli duhet të japë përgjegjësi

Kabashi: Nëse SHIK-u qëndron prapa vrasjeve, Kadri Veseli duhet të japë përgjegjësi

Shefqet Kabashi ish-ushtar i UÇK-së, sonte në emisionin Pressing, ka treguar se si ka marrë urdhra që të vrasë dy persona.

Ai përpos kësaj, ka deklaruar se nëse prapa vrasjeve qëndron SHIK-u, atëherë duhet të japë përgjegjësi ai i cili ka qenë në krye të kësaj organizate.

“Kadri Veselin personalisht nuk e njoh, por veç çka kam dëgju për të. Nëse Kadri Veseli është njeri i SHIK-ut dhe nëse janë vra qeta njerëz me urdhër të SHIK-ut Kadri Veseli duhet me dhanë përgjegjësinë”, ka thënë Kabashi./ Insajderi.com