
Kabineti i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, po tregojnë mbështetjen për liderin e tyre duke i rritur mustaqet për t’u përshtatur me presidentin.
Elita e zgjedhur në Turqi tani përmban 27 meshkuj me mustaqe, duke i lënë vetëm tre të “rruar” –përfshirë ministren e vetme femër.
Edhe ata që më herët rruanin mustaqet, kanë filluar që t’i mbajnë ato për t’u përshtatur me pamjen e presidentit të tyre.
Mustaqet e stilit të Erdoganit janë bërë shumë të popullarizuara në mesin e ministrave të qeverisë nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim para referendumit thelbësor të dielën ku pritet të zgjerohen kompetencat e presidentit.
Fotografitë e publikuara në internet, shfaqin kabinetin e Erdoganit me mustaqe të rritura.