Policia e Kosovës njofton se të hënën një qytetar në malet e fshatit Begracë të Kaçanikut , saktësisht tek vendi i quajtur “Lagjja e Qorupëve”, ka hasur një trup njeriu i pajetë, i dekompozuar.
Sipas njoftimit, lidhur me këtë rast policia pasi ka dalë në vendin e ngjarjes ku është gjetur trupi, ka nisur hetimet.
“Nga hetimet e para, dyshohet të jetë trupi i pajetë i personit të zhdukur M.I (M/K) i moshës 43 vjeçar, i cili ishte në kërkim që nga data 07.06.2021”, thuhet në komunikatën për media.
Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rasti është cilësuar ‘’Hetim mbi vdekjen’’ dhe trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion .
“Policia, në koordimin edhe me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, po vazhdon hetimet, duke grumbulluar dëshmi materiale dhe deklarative në lidhje me këtë rast dhe për informacione tjera deri në identifikimin e plotë të trupit të pajetë, do të njoftoheni me kohë”, thuhet më tej në komunikatë./Insajderi.com