
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka lëshuar një incizim të kryeministrit Avdullah Hoti, derisa ky i fundit fliste kundër nismës së Mini-Shengenit Ballkanit, duke e quajtur atë një ide e “mini-jugosllavëve”, njofton Insajderi.
Derisa mori fjalën në seancën plenare që është duke u mbajtur sot në Kuvend, Kadaj-Bujupi ka tha se pjesënarrja e Kosovës në këtë nismë e dëmton atë në shumë fusha.
“Marrëveshjet e Mini-Shengenit lindin kur nuk u realizua projekti i ideuar në Serbi për unionin doganor dhe ideja për unionin ekonomik të vendeve të Ballkanit Përendimor për shkak të kundërshtimit të Kosovës dhe të Malit të Zi. Marrëveshjet e tilla çojnë në një situatë kur tatimet në kufij, tatimet doganore do t’i mbledhin në pjesën më të madhe Serbia për Kosovën, e cila nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, sepse kemi kufirin më të gjatë me të”, tha Kadaj-Bujupi.
Po ashtu, ajo tha se politika e Mini-Shengenit i largon vendet e Ballkanit Përendimor nga vendet europiane dhe i çon në strofullin euro-aziatik të dominuar nga Rusia.
“Kosova nuk kufizohet me asnjë nga vendet anëtare të BE-së, prandaj me këtë marrëveshje sovraniteti do iu kalonte vendeve fqinje sepse siç dihet Shengeni nënkupton politika për kalimin e lirë të kufijve pa kontroll dhe kjo do të vlente edhe për Mini-Shengenin e Serbisë dhe të përkrahësve të saj”, ka thënë tutje deputetja e AAK-së. /Insajderi.com