Kadaj-Bujupi: Të shkarkohet Rikalo që të mos përsëriten trazirat si për Jabllanoviqin

Kadaj-Bujupi: Të shkarkohet Rikalo që të mos përsëriten trazirat si për Jabllanoviqin

Deputetja e LVV-së Donika Kadaj Bujupi në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës ka tërhequr një paralele mes rastit të ministrit aktual Nenad Rikalo dhe rastit të ish-ministrit Aleksander Jabllanoviq.

„Kryeministri doli se e ka verifikuar nga tri institucionet e drejtësisë në Kosovë. Ne jemi dëshmitar se organet e drejtësisë kanë dështuar në mbledhjen e dëshmive për krimet e luftës në Kosovë. Janë 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës, janë 10 mijë civilë të vrarë, derisa nuk ka asnjë të dënuar për këto krime. Kjo nuk do të thotë se duhet t’i mohojmë krimet”, ka thënë Kada Bujupi.

Ajo i ka bërë thirrje kryeministrit Haradinaj që të shkarkojmë ministrin Rikalo. „Të shakrkohet Rikalo, jo sepse është serb, por sepse janë 20 qytetarë që e akuzojnë atë se ka kryer krime. Në të kundërtën do të jeni përgjegjës për trazirat eventuale”, ka thënë Kadaj Bujupi.

“Nuk është e drejtë që deputetët të kërkojnë vërtetësinë e dëshmitarëve shqiptarë. Prandaj ju thërras që ta shkarkoni ministrin Rikalo, ta dëgjoni zërin e qytetarëve dhe zërin e këtij Kuvendi. Ju ftoj që ta shkarkoni ministrin Rikalo dhe të mos përsëritet skenari i trazirave si në rastin e Jabllanoviqit”, ka thënë Kadaj-Bujupi.