Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi ka thënë se ajo nuk i ka besuar në kohë Hotit.
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj Bujupi, në një reagim në Facebook ka shkruar rreth kritikave që kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i ka bërë kryeministrit, Avdullah Hoti.
Haradinaj kishte kritikua, Avdullah Hotin, për shkak se kryeministri nuk e kishte marrë brenda takimit në Bruksel ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi.
Po ashtu, ish-kryeministri, Haradinaj, ka shprehur kritika të ashpërta ndaj Hotit për shkak të orientimit të dialogut kah çështjet teknike.
Gjithë këtë ngjarje e ka komentuar, Kadaj-Bujupi me vetëm një fjali, “Unë nuk i kam besu n’vakt”.
Donika Kadaj-Bujupi nuk e kishte votuar Qeverinë Hoti. /Insajderi.com/