Kadaj kërkon që 170 eurot e punëtorëve të dalin para Kurban Bajramit

Kadaj kërkon që 170 eurot e punëtorëve të dalin para Kurban Bajramit

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmëri të Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka bërë thirrje që 170 eurot e punëtorëve të paguhen nga Qeveria para festës së Kurban Bajramit.

Këtë kërkesë Kadaj e bëri në llogarinë e saj në Facebook.

Tutje në kërkesën e saj, deputetja e AAK-së shtuar se Kryesia e Kuvendit, sa më parë duhet të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi i buxhetit.

“Apeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më shpejt punën e tyre rreth buxhetit dhe Kryesia e Kuvendit sa më parë të thërrasë seancën në të cilën votohet rishikimi buxhetit. Ekzekutimi i mjeteve të mbetura nga Pakoja Emergjente duhet të bëhet para festës së Bajramit”, ka shkruar Kadaj. /Insajderi.com/

170 EUROT E PUNËTORËVE TË PAGUHEN PARA FESTËS SË BAJRAMIT

Apeloj tek të gjitha Komisionet përkatëse të kryejnë sa më…

Posted by Donika Kadaj Bujupi on Monday, July 27, 2020