Këtë e konfrimoi drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Pejës, i cili tha se Kadare ka vendosur të jetë në Pejë më 21 maj. “Jemi shumë të gëzuar" />

Kadare në Pejë më 21 maj

Ismail Kadare do të jetë i ftuari i nderit në Festivalin e 14 të Letrave Shqipe, që do të zhvillohet në Pejë, për nder të poetit Azem Shkreli.

Kadare në Pejë më 21 maj

Këtë e konfrimoi drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Pejës, i cili tha se Kadare ka vendosur të jetë në Pejë më 21 maj.

“Jemi shumë të gëzuar që Kadare ka vendosur që të jetë i pranishëm sivjet. Ne sapo na u konfirmua dhe kjo na gëzon shumë. Do të ketë poetë të tjerë nga e gjithë bota, por padyshim që takimin e madhështon Kadare”, thotë Engelbert Zefaj, drejtor në Drejtorinë e Kulturës në Komunën e Pejës, njofton Top-channel.

Ismail Kadare në qëndrimin e tij dyditor do të marrë pjesë në ndarjen e çmimit “Bulëzat”, dhe “Azem Shkreli”, do të vizitojë objekte kulturore si dhe do të takohet me ministrin e Kulturës, Kujtim Shala.

“Kadare pikëpamjet e tij, jo vetëm për letërsinë, për shtetin, popullin dhe kombin janë të admirueshme për kosovarët. Ka të tjerë që kanë mendime të kundërta, por ajo që dominon është që kosovarët e duan atë që thotë Kadare”, tha Zefaj. /Insajderi.com