Kadri Shala dorëzohet në Polici

Kadri Shala dorëzohet në Polici

Pronari i kompanisë “LDA Group” me bazë në Llapushnik të Drenasit, Kadri Shala, është vetëdorëzuar në Polici, njofton Insajderi.

Rastin për Gazetën Online Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se Shala është ende në proces të intervistimit.

“Sot në Polici të Kosovës është vetedorëzuar një mashkull kosovar i cili tani është në proces të intervistimit. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme lidhur me rastin dhe personin në fjalë, do ti ndërmerr në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetentë”, ka thënë ai.

Shala është drejtues i kompanisë ku dyshohet se janë transferuar 2.1 milionë euro të shtetit, të cilat kanë dalë nga Thesari i Kosovës me anë të një sulmi kibernetik nga Labinot Gruda, zyrtar i Thesarit, i cili është arrestuar dhe i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. /Insajderi.com