Kadri Shalës i vazhdohet paraburgimi për rastin e vjedhjes në Thesarin e Shtetit

Kadri Shalës i vazhdohet paraburgimi për rastin e vjedhjes në Thesarin e Shtetit

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka marrë vendim që t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit Kadri Shalës, i dyshuar për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi.

“Duke ju referuar kërkesës tuaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me aktvendim i ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit K.SH. Të pandehurit K.SH. i është vazhduar masa e paraburgimit prej datës 24 janar 2021 deri me datë 23 mars 2021”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ditë më parë gjykata i ka vazhduar paraburgimin edhe të dyshuarit tjetër për vjedhjen e milionave nga Thesari i Shtetit, Labinot Grudës. Grudës i është vazhduar paraburgimi deri më 17 mars 2021./Insajderi.com