Kadri Veseli flet mbi akuzat për vrasjen e komandant ‘Drinit’

Kadri Veseli flet mbi akuzat për vrasjen e komandant ‘Drinit’

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur sot rreth akuzave ndaj tij se ai ka urdhëruar për vrasjen e komandant Drinit.

Në seancën e sotme, e cila ka filluar që nga mëngjesi, Veseli është shprehur se ka bashkëpunaur së bashku me komandant Drinin.

“Me Drinin kom nejt jo  një natë po sdi sa netë, ai ka punuar nën urdhra të mija, unë kom qenë bashkë me to, majet e Vetakut, ju që s’folni e që s’dini kurgjo, po unë besoj që njerëzit e këqij kanë abuze shumë me lirin e Kosovës, po ma i keq është ai që shitet dhe sjellë konflikt veç për një votë, dreqi ta hajë këtë politikë”, ka thënë Veseli.