Kadri Veseli flet për dorëheqjen e Abelard Tahirit

Kadri Veseli flet për dorëheqjen e Abelard Tahirit

Kryetari i PDK-së njëherësh kryeparlamentari, Kadri Veseli ka mbledhur sot kryesinë e partisë.

Ai ka thënë se vendimin për pranimin e dorëheqjes së ministrit të drejtësisë, Abelard Tahiri do ta marrë ai bashkë me partinë.

Thotë se asnjë vendim nuk do të jetë individual, shkruan Insajderi

“Kthimi nga Britania ka qenë i natyrshëm. Vendimmarrja në PDK nuk do të jetë individuale. Jam i njoftuar me situatën e Abelard Tahirit. Vendimmarrja do të jetë e imja dhe e partisë demokratike”, ka thënë Veseli.

Kryetari i PDK-së ministrin Tahiri e ka vlerësuar si ministër të pakorruptuar.

Për dorëheqjen e tij ka folur më herë edhe vetë Tahiri.

Ai tha se vendimi përfundimtar do të merret brenda ditës. /Insajderi.com