Kadri Veseli ia kthen “shpinën” Ramush Haradinajt

Kadri Veseli ia kthen “shpinën” Ramush Haradinajt

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka komentuar ftesën e kryeministrit në largim, Ramush Haradinajt për takim mes partnerëve qeverisës, shkruan Insajderi.

Veseli në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së ka thënë se “kryeministri në largim është kryeministri në largim” që ka lënë të nënkuptohet se ftesës së Haradinajt, nuk do t’i përgjigjet.

Dorëheqjen e Haradinajt, Veseli e ka quajtur dëshirë personale dhe se partitë politike nuk duhet të mbajnë deklarata por të marrin vendime për shpërbërjen e kuvendit.

“Ne do të shkojmë në proces zgjedhor. Qytetarët janë ata që i japin dikujt mandat qeverisë. Nga ky proces zgjedhor do të kemi një rezultat bindës për PDK-në. Kosova ka institucione, nuk ka nevojë të krijohet konfuzion. Zgjedhjet janë të pashmangshme”, ka shtuar Veseli.

Veseli gjithashtu ka potencuar se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme të shkojë në zgjedhje dhe se kuvendi duhet të shpërbëhet./Insajderi/