Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, ka vlerësuar se presidenti i vendit Hashim Thaçi ka përfaqësuar denjësisht Kosovën në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris.
“Është lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën, që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, reprezentohet në një ngjarje të tillë shumë të rëndësishme”.
“Lajm i jashtëzakonshëm që presidenti ynë në mënyre dinjitoze përfaqëson Kosovën. Është lajm pozitiv takimi me presidentin e SHBA-ve, me atë të Francës e shumë e shumë presidentë të tjerë nga vende të ndryshme botërore”.
Veseli ka komentuar edhe takimin e Thaçi me presidentin rus, Vladimir Putin, të cilin e vlerësoi si lajm pozitiv.
“Takimi me presidentin rus Vladimir Putin, ka krijuar një reaksion për faktin se qëndrimi i Rusisë ka qenë kundër pavarësisë së Kosovës”.
“Shpresojmë që presidenti ka arritur në një masë të zbusë qëndrimin e Rusisë për rrugëtimin e Kosovës drejt anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”
Kryeparlamentari tha se takimi me, siç e quajti ai, njërin nga kundërshtarët më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, tregon për një reflektim të shtetit Rus për qëndrimin karshi Kosovës.