Kadri Veseli konfirmon ndarjen e Vetëvendosjes në Kuvend

Kadri Veseli konfirmon ndarjen e Vetëvendosjes në Kuvend

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka konfirmuar ndarjen e 12 deputetëve nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes. Veseli në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit ka thënë se kuvendit i është shtuar edhe një Grup i ri Parlamentar, shkruan Insajderi.

“Kemi një Grup të ri Parlamentar kjo është arsyeja e mbledhjes së Kryesisë. I urojmë mirëseardhje grupit. Kemi një marrëveshje korrekte edhe për ndarjen e hapësirës edhe për pozicionet qoftë nëpër komisioni”, ka thënë Veseli në konferencë për media.

Kujtojmë se 12 deputetë të cilët janë shprehur të pakënaqur në Lëvizjen Vetëvendosje, kanë dhënë dorëheqje nga postet partiake teksa sot kanë krijuar Grupin Parlamentar të veçantë nga Vetëvendosje.

Donika Kadaj-Bujupi ka refuzuar t’i bashkohet këtij grupi, ajo sot i është rikthyer AAK-së./Insajderi.com