Kadri Veseli kthehet nga Haga në Kosovë

Kadri Veseli kthehet nga Haga në Kosovë

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është kthyet nga Haga në Kosovë dhe do të qëndrojë tri ditë.

Sipas mediumit “Mitropol”, Veseli ndodhet në Spitalin e Mitrovicës “Dr.Sami Haxhibeqiri”.

Sipas të njëjtit medium, ai është liruar nga Haga me kusht, pasi babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai po ruhet nga forca të shumta të sigurisë, përfshirë policinë e Eulex-it. /Insajderi.com

May be an image of outdoors and text that says 'Mitropol Mitropol Mitropol'