
Shumë trupa të EULEX-it nën përcjelljen e tij, Kadri Veseli është larguar nga shtëpia e tij në Bair të Mitrovicës.
Dhomat e Specializuara ia kanë lejuar atij që të vizitojë familjen pas vdekjes së babait të tij, Fazliut.
Specialja s’ka dhënë detaje sesa do të qëndrojë Veseli në Kosovë.
Kadri Veseli më 2 maj kishte qenë në Kosovë, pasi baba i tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai bashkë me ish-krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po gjykohet nga Gjykata Speciale për “krime lufte”. /Insajderi.com