Kadri Veseli mbajti mbledhje me kryetarët e degëve të PDK-së

Kadri Veseli mbajti mbledhje me kryetarët e degëve të PDK-së

Nën udhëheqjen e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, sot është mbajtur mbledhja e parë me degë të partisë që pas zgjedhjes së Hashim Thaçit si president i vendit dhe largimit të tij nga PDK-ja.

Siç bëhet e ditur në një komunikatë për media, kryetarët e degëve fillimisht uruan zgjedhjen e Thaçit president dhe falënderuan për kontributin e tij në themelimin, ndërtimin dhe zhvillimin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë mbledhje u diskutua rreth përgatitjeve për mbajtjen e Konventës së Përgjithshme të jashtëzakonshme, që do të mbahet më 7 maj, dhe u rikonfirmua puna e përbashkët me qëllim që Konventa të jetë sa më e suksesshme

Veseli përgëzoi kryetarët e degëve për angazhimet e vazhdueshme dhe gatishmërinë për të çuar përpara proceset shumë të ndjeshme të shtetndërtimit, forcimin e shtetit ligjor dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve, thuhet në njoftimin e PDK-së.