Kadri Veseli ngushëllon për vdekjen e ish-ministrit të Mbrotjes së Shqipërisë, Sabri Brokaj

Kadri Veseli ngushëllon për vdekjen e ish-ministrit të Mbrotjes së Shqipërisë, Sabri Brokaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen ish-ministrit të Mbrojtjes në Shqipëri, Sabit Brokaj.

Veseli ka thënë se Brokaj ka qenë “njeri i mirë i politikës shqiptare”.

“Si Ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, gjatë viteve 1997 – 1999, kishte rol të rëndësishëm e shumë konstruktiv për Kosovën e gjendur në flakë. Ai nuk kurseu asgjë për luftën çlirimtare në Kosovë, ishte një ndër mbështetësit më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Veseli potencoi po ashtu se “Do e përkujtojmë përherë si politikan elokuent dhe pozitiv”. /Insajderi.com

Është lajm i trishtë ndarja nga jeta e Sabit Brokaj, njeriut të mirë të politikës shqiptare.Brokaj hyri në politikën…

Gepostet von Kadri Veseli am Sonntag, 13. September 2020