Pas tri ditësh qëndrimi në Kosovë, ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, është nisur drejt Hagës, njofton Insajderi.
Veseli është nisur drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nën përcjelljen e forcave të Policisë së EULEX-it.
Ai kishte arritur në Kosovë të dielën, me lejen e Gjykatës Speciale, për ta vizituar babanë e tij pasi është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kadri Veseli së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqi e ish-deputetin Rexhep Selimi janë pjesë e një aktakuze të përbashkët për krime lufte./Insajderi.com