Ka reaguar përsëri kreu i PDK-së Kadri Veseli. Ai thotë se nuk merziten sepse e di që lufta e tij dhe e UÇK-së ka qenë e drejtë.

Në rrjetin social Facebook, ka reaguar përsëri Kadri Veseli pas akuzave nga Gjykata Speciale ndaj tij dhe presidentit të vendit Hashim Thaçit, duke thënë se nuk mërzitet aspak sepse e di që lufta e tij dhe e bashkëluftëtareve të tij ka qenë e drejtë, njofton Insajderi.
“Ai që ka qenë luftëtar, nuk mërzitet sepse e di pse ka luftuar. Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e shenjtë dhe luftëtarët e lirisë kanë mbrojtur popullin, familjet, shtëpitë dhe nderin e tyre”
Më pas Veseli ka thënë se “po të jetë nevoja do ta mbrojmë edhe një herë me fakte lutën tonë të drejtë”. /Insajderi.com