Kadri Veseli përkujton të rënët e Betejës së Junikut

Kadri Veseli përkujton të rënët e Betejës së Junikut

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar rënien e heroit, Bekim Berisha-Abeja, në Betejën e Junikut.

Veseli ka thënë se përkushtimi atdhetar i tij do të mbetet në kujtesën tonë për qëndrueshmërinë e vizionit të tij për luftën deri në çlirim dhe vullnetin e pathyeshëm për fitore..

“Abeja, së bashku me Bedri Shalën, Elton Zherkën, Përmet Vulën dhe Bashkim Lekun, janë të paharrueshëm. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tyre”, ka shkruar ndër tjerash Veseli në Facebook. /Insajderi.com/