Kadri Veseli shkarkon këshilltarin me aktakuzë – Për çka akuzohet Nijazi Kryeziu

Kadri Veseli shkarkon këshilltarin me aktakuzë – Për çka akuzohet Nijazi Kryeziu

Kadri Veseli, pas vendimit për shkarkim të zyrtarëve që kanë akatkuza ka mebtur pa njërin nga këshilltarët e tij. Nijazi Kryeziu i cili ishte emëruar këshilltar i tij që nga viti

Njëri nga protagonistët e “Dosjes së Shefave”, Nijazi Kryeziu, nuk do të jetë më këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Vesli. Kjo pasi që shefi I tij nuk don njerëz me aktakuza.

Ndaj Kryeziut rëndon aktakuza për veprën penale të shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje.

Para se Kryeziu të merrte këtë “dënim”, ishte sanksionuar edhe nga Ambasada e Amerikën.

Ai bashkë me të akuzuarit tjerë në rastin “Pronto”, janë në listën e personave që nuk do të paijsen me vize dhe nuk do të mund të udhëtojnë në Amerikë.

Përveç Kryeziut, Veseli ka shkarkuar edhe Ministrin e Inovacionit, Besim Beqajn dhe zyrtarë të tjerë të partisë që janë të emëruar në pozita publike.

Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit të cilën e ka publikuar Insajderi në vitin 2016, shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit.

Grabovci bashkë me Njazi Kryeziun merrnin vendimin përfundimtar, përtej kualiteteve të kandidatëve. Kriter për ta është vetëm nëse kandidati është i tyre.

Për çka akuzohet Besim Beqaj, ministri i shkarkuar nga Kadri Veseli