
Kryetari i PDK-së dhe njëkohësisht kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shkarkuar këshilltarin e tij Nijazi Kryeziun. Veseli sot mori vendim që të shkarkojë të gjithë anëtarët e PDK-së që mbajnë pozita politike e që ndaj tyre janë ngritur aktakuzë.
Kryeziu përveç se është duke u përballur me aktakuzë në rastin “Pronto” për të cilën kishte publikuar përgjimet Insajderin në “Dosjen e Shefave”, ai ishte akuzuar edhe nga një luftëtar i UÇK-së.
Shefqet Kabashi kishte akuzuar Nijazi Kryeziun se ua kishte marrë bukën të burgosurve.
Kabashi thoshte se Kryeziu i linte me pak bukë të burgosurve shqiptarë, ndërsa sipas tij pjesën më të madhe të ushqimit e ndante për vete dhe shokët e tij.
“Njazi Kryeziu, këshilltar i Veselit, në burg të Nishit, kemi qenë në katin e dytë, në dhomën 16. Një të burgosur boshnjak e ka nda bukën me Njazinë. Unë kurrë nuk jam ngi bukë. Na ka dhanë veç sa me majtë shpirtin. Njazia e ka shpërndarë bukën, ky na e ka mshel derën. Ka zgjedh njerëzit e tij dhe e ka hongër krejt bukën me ta”, kishte thënë Kabashi.
Përveç Kryeziut, Veseli ka shkarkuar edhe Ministrin e Inovacionit, Besim Beqajn dhe zyrtare të tjerë të partisë që janë të emëruar në pozita publike.
Një nga bisedat telefonike të përgjuara të Adem Grabovcit të cilën e ka publikuar Insajderi në vitin 2016, shpalosë mënyrën më të errët se kush duhet të jenë anëtarët e Bordit të Ujësjellësit të Prizrenit.