“Kadri Veseli të tradhton natën, qysh di veç ai” – deklarata e paqartë e Hazirit

“Kadri Veseli të tradhton natën, qysh di veç ai” – deklarata e paqartë e Hazirit

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri nëpërmjet një shkrimi në Facebook thotë se kryeministri Ramush Haradinaj po braktiset nga i pari i PDK-së Kadri Veseli. Për një gjë të tillë, Haziri thotë ta ketë paralajmëruar me kohë, të parin e AAK-së.

Haziri ka thënë se kryetari i PDK-së “do ta lë kryeministrin në lloç, edhe atë natën”, por nuk ka shpjeguar për çfarë “tradhtie” e ka fjalën.

“Kryeminister, t’kam pas paralajmëru që me ata që rrënojne ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi. Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN-it, edhe atë natën, qysh din veç ai. Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë. Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme… Shefi i PAN-it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!’, shkruan Haziri në Facebook.

Ndërkohë vetë Haradinaj, në një intervistë për portalin Syri.net të hënën nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që kjo të jetë java e tij e fundit si kryeministër.