Kadri Veseli transferohet përsëri në Hagë

Kadri Veseli transferohet përsëri në Hagë

Njëri nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri Veseli, është transferuar përsëri për në Hagë.

Ai ishte në Kosovë për disa ditë për shkak të gjendjes së keqe shëndetësore në të cilën ndodhej babai i Veselit.

Rikthimin e Veselit në Hagë e ka konfirmuar zëdhënësja e Dhomave të Specializuara, Angela Griep.

“Sot, Kadri Veseli është transferuar pas në Hagë dhe ka arritur në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, ka thënë ajo për Klan Kosovën.

Gjykata Speciale po akuzon për “krime lufte” disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com