Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka konfirmuar se asnjë ministër i partisë që drejton nuk është dorëhequr nga qeveria.
Ai mbrëmë e ka konfirmuar se Abelard Tahiri e ka ofruar dorëheqjen, por është shprehur se nuk do t’ia pranojnë.
Kurse sot në një aktivitet bashkë me ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe atë të Inovacionit, Besim Beqaj, kryeparlamentari mohoi raportimet për tre ministra të PDK-së që mund të japin dorëheqje.
Ne kur hymë këtu e pyetët ministrin a ke dhënë hala dorëheqje? Si mund të jap dorëheqje një ministër që është i guximshëm e vendimmarrës. Partia ime ka partneritet me zhvillimin ekonomik”, deklaroi Kadri Veseli.
Ai Tahirin dhe Beqajn i ka vlerësuar si ministra që po bëjnë punë të madhe.
“Unë jam shumë i kënaqur që në krahët e mijë janë dy njerëz që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme”.
Para se të hyjë në sallë Veseli i pyetur se a i është pranuar dorëheqja e ministrit të drejtësisë Abelard Tahiri, ka zgjidhur të përgjigjet me buzëqeshje, pa dashur të ndalet para medieve.
Të hënën ministri Tahiri kishte ofruar dorëheqjen nga udhëheqësi i dikasterit të Drejtësisë.
Gjithashtu pati raportime për dorëheqjen e Bedri Hamzës e të Besim Beqajt, por të cilat sot i demantoi kryetari i PDK-së. /Insajderi.com