Lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar liderin e BDI-së, Ali Ahmetin pas fitores në Maqedonni
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka uruar liderin e Bashkimit për Integrim Demokratik, Ali Ametin për fitoren në kampin shqiptar.
Në një postim në Facebook Veseli ka thënë se është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike.
Zgjedhjet në përgjithësi i ka fituar LSDM e Zoran Zaev i cili kishte koalicion me partinë shqiptare, BESA..
Kjo është një fitore tjetër e BDI-së në Maqedoni, se 18 vite kanë qenë vazhdimisht forca kryesore shqiptare në Maqedoni. /Insajderi.com/
Postimi i plotë:
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut tregojnë për një sukses historik të shqiptarëve.
Është tregues i qartë se angazhimi politik dhe dalja masive në zgjedhje sjell rezultatin e merituar.
Uroj Ali Ahmetin dhe BDI-në për suksesin e treguar në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut. Besoj në një bashkim të fortë të spektrit politik shqiptar, për ta fuqizuar më tutje pozitën e shqiptarëve në shtetin e tyre.
Është lajm i mirëpritur që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut po vazhdojnë më tutje të luajnë rol vendimtar në rrugëtimin drejt integrimit brenda vlerave euro- atlantike.