Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, që nga e diela po qëndron në Kosovë, pasi është liruar për vizitë nga Gjykata Speciale në Hagë, ku po mbahet në paraburgim, njofton Insajderi.
Nën shoqërimin e forcave të shumta policore, përfshirë Policinë e EULEX-it, Veseli sot, e martë, sërish ka vizituar babain e tij, i cili po trajtohet në Spitalin e Mitrovicës ‘Dr.Sami Haxhibeqiri’.
Duke dalur nga spitali, ai u përcoll me thirrje “UÇK-UÇK, Kadria-Kadria”.
Kadri Veseli së bashku me ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarin Jakup Krasniqi e ish-deputetin Rexhep Selimi janë pjesë e një aktakuze të përbashkët për krime lufte./Insajderi.com