Kadrijaj flet pasi lëshoi mbledhjen për caktimin e ambasadorëve, i përgjigjet Abazit për akuzat

Kadrijaj flet pasi lëshoi mbledhjen për caktimin e ambasadorëve, i përgjigjet Abazit për akuzat

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e cila është anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës, ka pranuar se ka lëshuar mbledhjen e këtij komisioni të premten, duke thënë se si opozitë “nuk është detyra ime të ia siguroj kuorumin pushtetit”.

Kryetari i këtij komisioni, Haki Abazi, derisa ka njoftuar për shtyrjen e takimit për dëgjimin e kandidatëve të propozuar për ambsadorë, ka fajësuar opozitën për “sabotimin e procesit të caktimit të ambasadorëve”.

Kësaj akuze i është përgjigjur Kadrijaj duke thënë se shtyrja e takimit është “dështim” i pushtetit, veçanërisht krytarit të komisionit (Haki Abazit), “i cili nuk ka arritur t’i sjellë në sallë deputetët e pozitës.

“Në momentin që kemi parë se qeveria nuk e ka siguruar kuorumin, nuk i kanë sjellë deputët e pozitës në sallë, nuk është detyrë e opozitës që të sigurojë kuorum. Qeveria nuk po e merr seriozisht këtë çështje, sikur që nuk e ka marrë seriozisht tash e sa muaj, ndaj s’kemi dashur të qëndrojmë në sallë. Nuk e kuptoj pse gjithë kjo zvarritje në emërimin e ambasadorëve të rinj. Por, kjo qeveri ka dështuar në çdo aspekt, ndërsa tash fajësojnë opozitën”, ka thënë ajo në një prononcim për Shqip.com.

Deputetja e AAK-së më tej ka akuzuar Abazin se “e ka prishur konfidencialitetin e intervistimit të kandidatëve për ambasadorë, pasi një mbledhje e tillë, nuk ka qenë e paralajmëruar në faqen e Kuvendit të Kosovës”./Insajderi.com