Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë të ditur se ka lëshuar mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme për intervisitimin e kadidatëve për ambasadorë, përcjell Insajderi.com.
Kadrijaj tha se kjo ka ndodhur për shkak se kryetari i këtij Komisioni, Haki Abazi, nuk e kishte siguruar kuorumin e nevojshëm, teksa akuzon deputetët e pozitës se po sillen me “arrogancën e numrave”.
Ajo tha se detyra e opozitës nuk është që të sigurojë kuorumin për intervistimin e kandidatëve për ambasadorë, por që i takon partisë në pozitë.
“Nuk është detyrë e opozitës që të sigurojë kuorumin për intervistimin e ambasadorëve që në këtë rast janë ambasadorë politikë, detyra e opozitës është me ba punën e vetë, por jo me siguru kuorumin. Ju e dini që partia në pushtet po sillet me arrogancën e numrave dhe është dashur ti sigurojë”, tha ajo në Klan Kosova.
Tutje, Kadrijaj e ka konsideruar Qeverinë Kurti si më jo transparenten që e ka udhëhequr Kosovën ndonjëherë, sepse sipas saj, para përfundimit të sesionit pranveror të Kuvendit, AAK është interesuar për çështjen e emërimit të ambasadorëve.
”Nëse nuk kanë pas ende kandidatë për amabasdorë nuk është dashtë të shkarkohen të gjithë ata kandidatë në të njëjtën kohë në të njëjtën ditë, që po bahen gati katër muaj dhe që tash misionet diplomatike të mbeten pa përfaqësim”, shtoi ajo.
Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla kishte marrë vendim që në fund të gushtit, disa prej ambasadorëve të shkarkohen nga pozitat e tyre.
Ambasadorët e shkarkuar janë: Nait Hasani (Shqipëri), Arbër Vllahiu (Çeki), Lirim Grejqevci (Holandë), Shpend Kallaba (Hungari), Gëzim Kasapolli (Kroaci), Avni Kastrati (Slloveni), Gjergj Dedaj (Maqedoni e Veriut), Hajdin Abazi ( Australi), Ylber Hysa ( Mali i Zi), Avni Arifi (Emiratet e Bashkuara Arabe), Amir Ahmeti (Katar) dhe Beqë Cufaj (Gjermani). /Insajderi.com