Kadrijaj: Masat ndaj COVID-19 kanë përkeqësuar gjendjen e grave viktima të dhunës në familje

Kadrijaj: Masat ndaj COVID-19 kanë përkeqësuar gjendjen e grave viktima të dhunës në familje

Deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka deklauar se masat e qeverisë kundër përhapjes së COVID-19 kanë përkeqësuar gjendjen e shumë grave që janë viktima të abuzimit të familje, njofton Insajderi.

Kadrijaj tha se sipas ekspertëve dhe organizatave për të drejtat e njeriut, kuzifizimi i lëvizjes, karantinimi dhe oraret e mbylljes në shtëpi kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së pandemisë, por kanë ndikuar negativisht në gjendjen e kësaj kategorie të grave.

Këto deklarata ajo i bëri gjatë seancës së sotme (e premte) të Kuvendit, ku po diskutohej për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore.

“Dhuna në familje po prekë të gjitha shtresat shoqërore dhe ky padyshim që është indikator për shqetësim. Kufizimet e lëvizjes, karantinimi dhe oraret e mbylljes në shtëpi, kanë ndihmuar në frenimin e përhapjes së Covid-19. Por, ato kanë përkeqësuar gjendjen e shumë grave tashmë viktima të abuzimit në familje, krejt kjo sipas ekspertëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut”, tha Kadrijaj.

Tutje, ajo ka shprehur pakënaqësi lidhur me Ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, për të cilin dha se nuk po zbatohet në praktikë.

“Kuvendi ka miratuar ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje i cili për fat të keq lë shumë port të dëshiruar nga zbatimi i tij në praktikë. Fakt për këtë janë edhe dënimet tejet të ulta për disa nga vrasësit e grave të tyre në Kosovë. Kjo është e papranueshme për ne”.

“Drejtësia duhet të vihet në vend. Si deputete e Kuvendit të Kosovës e përshëndes këtë debat parlamentar i cili po mbahet sot. Në këto tema duhet të jemi gjithmonë njëzëri”, përdundoi deputetja Kadrijaj./Insajderi.com