Deputetja nga radhët e Aleancws pwr Ardhmwrinw e Koosvws, Time Kadrijaj, ka reaguar pas sulmeve ndaj ish-ministrit të Drejtësisë, Selim Selimi, njofton Insajderi.
“Albulenë dhe Blerim, ju lutem pyetni familjarët tuaj nëpër burgje se çfarë menaxheri ka qenë ministri Selim Selimi dhe drejtori i burgjeve gjatë pak muajve të qeverisjes”, ka shkruar Kadrijaj në rrjetin social Facebook.
Tutje, ajo ka thënë se nëse dojnë ta shkarkojnë drejtorin, le ta bëjnë.
“Nëse vërtetë doni ta shkarkoni drejtorin sepse ashtu ju ka thënë shefi, sepse nuk është i VV-së, atëherë shkarkojeni. Por mos provoni t’i fyeni e ofendoni njerëz me kredibilitet e profesionalizëm siç është ministri Selimi” ka përfunduar ajo./Insajderi.com