Kadrijaj për deklaratat e Abelard Tahirit: Ngjashojnë me ato ruso-serbe

Kadrijaj për deklaratat e Abelard Tahirit: Ngjashojnë me ato ruso-serbe

Nënkryetarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj i është kundërpërgjigjur deklaratave të Abelard Tahirit nga Partia Demokratike e Kosovës i cili të dielën deklaroi se “Ramush Haradinaj nuk ka vend në politikë”.

Këto deklarata nga prizmi i Kadrijajt ngjasojnë me “pohimet ruso-serbe”, në raport me Haradinajn.

“Të tilla deklarata, nuk duhen konsideruar fare shqetësuese, nëse merret parasysh kush i ka thënë, dhe Abelard Tahiri është i njohur për të tilla qëndrimesh”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më tutje zyrtarja e AAK-së shtoi se “Më 14 Shkurt, edhe zotëria në fjalë do e kuptoj pozitën dhe vlerën e tij politike dhe njerëzore, sepse Drenica e njeh më së miri”. /Insajderi.com