Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar kundrejt qasjes së Qeverisë, duke thënë se po sillen si opozitë dhe jo si pozitë që janë, njofton Insajderi.
Ajo tha se Lëvizja Vetëvendosje e ka të instaluar një USB në kokën e tyre dhe kërkoi ta formatizojnë atë.
“Anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë të instaluar në kokën e tyre një USB. Po formatojeni more se tani jeni pozitë e jo opozitë, se po silleni si opozitë”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo ka pohuar se opozita është ajo që i mbikëqyr punët e Qeverisë.
“Jeni duke fjetur në gjumë, ndërsa ne duke bërë opozitarizëm po ju zgjojmë prej gjumit”, ka shtuar tutje Kadrijaj.
“Ne kemi me e kry detyrën e opozitarimit dhe me ju kritiku”.Le t’i nënshkruajë ministri kontratat për vaksina e le të përfitojë populli, se pa vaksinë s’ka jetë”, ka përfunduar ajo. /Insajderi.com