Artikull i sponsorizuar

Kadriu zotohet publikisht: Pagën si deputet do t’u jap studentëve

Kadriu zotohet publikisht: Pagën si deputet do t’u jap studentëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është duke mbajtur tubim me qytetarët e komunës së Gjilanit.

Në këtë tubim të pranishëm janë edhe kandidatët nga kjo komunë si dhe i pari i AAK-së, njëherësh kandidat për kryeministër të vendit, Ramush Haradinaj.

Në fjalën e tij para qytetarëve të Gjilanit, kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Kadriu ka theksuar se Gjilani dhe qytetarët janë dëshmitarë të një tuneli të pafund, të pa dritë që ka verbuar e ngulfatur për vite të tëra qytetin dhe mbarë Anamoravën.

“Jemi dëshmitarë të një epoke që na la pa arsim , pa shëndetësi korrekte, pa zhvillim ekonomik, pa shtet. Të dashur qytetarë, lideri jonë dhe kryeministri i ardhshëm i Kosovës ia ka vënë vetes pikërisht këto prioritete, të punojmë për qytetarët e Kosovës, pa dallime për të gjithë njësoj për t’i realizuar kërkesat e tyre. Këtë e ka dëshmuar edhe në 100-ditshin si kryeministër, duke dhënë përkrahje të madhe për Gjilanin dhe Anamoravë, dhe këtë do ta bëjë edhe në qeverisjen e re pasi ka premtuar”, ka thënë Kadriu.

Gjithashtu Kadriu ka thënë se Haradinaj nuk duhet të harrojë pesë prioritet e Gjilanit në mandatin e tij si kryeministër i vendit.

“Pesë prioritet Gjilanit: Zona ekonomike apo parku industrial, ndërtimi i autostradës që lidh Gjilanin me Dheun e Bardhë, Instalimi i impiantit për ujërat e zeza, furnizimi me ujë i qytetit dhe e fundit për Luginën e Preshevës, nënshtetësia e qytetarëve tanë”, ka thënë Kadriu.

Gjithashtu Kadriu ka kërkuar nga qytetarët e Gjilanit, Anamoravës dhe gjithë Kosovës që të zgjedhin vizionin që ka AAK-ja në mënyrë që sipas tij t’i kthehet dinjiteti  vendit.

“Qytetarë të nderuar unë si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës kërkoj votën e juaj sot që nesër të jem zëri i qytetarëve të Gjilanit, aty ku miratohen ligjet dhe buxheti që kanë një ndikim tejet të madh për jetën tuaj, aty ku lypset të përgjigjen ministri dhe kryeministri për punën apo mospunën e tyre. Hisja e Gjilanit është e madhe dhe ne kërkojmë hisen tonë. Të nderuar qytetarë, nuk kam pretendime të përfitoj materialisht sepse ju e dini që unë nuk e shpenzova për tri vite e gjysmë të parasë publike për vete, pagën time si nënkryetar e dhurova për bursa të studentëve.

Nuk kam pretendime të fitoj poste, të vetmen karrige që do ta mbajë është ajo në zyrën e qytetarit do të hapet për të gjithë deputetët e Anamoravës në Gjilan ,pra çdo qytetarë mund të tregojë për problemet dhe hallet e tij. U premtoj publikisht se në rast që do të fitoj as rrogën e deputetit nuk do ta marr do t’ia jap studentëve të Republikës së Kosovës. Bashkohuni vizionit të kryetarit Haradinajt, bashkohuni me mua dhe kandidatët e tjerët ë AAK-së, për t’u kthyer juve shpresën dhe dinjitetin”, ka përfunduar Kadriu.