Kryeredaktori i portalit Insajderi, Vehbi Kajtazi ka deklaruar në “Përballje” të trasnmetuar në RTV Dukagjini se ideja për të marrë një iniciativë për të futur nene të tilla në Kodin Penal të cilat kishin qëllim për të frikësuar kundështarët.
“Në përmbajte kanë qëllim me ja u mbyllë gojën të tjerëve, me i frikësu të tjerët secilët që do të guxojë qoftë edhe të flasin për Presidentin si individ, për institucionin e Presidentit, për organet tjera shtetërore por edhe të shkruajë edhe të shprehin opinione të lira për atë që mendon në raport me krerët e shtetit dhe të tjerët”, ka deklarura Kajtazi.
Sipas Kajtazit, kjo ide ka ardhur nga Presidenti Thaçi nëpërmjet ministres së Drejtësisë Dhurata Hoxha e që qëllim kryesor kishte eleminimin e oponëntëve politikë si VV dhe kritikët jashtëpartiakë.
“E dyta Kodi Penal, ideja e Presidentit Thaçi, se komplet është ide e tij e realizuar nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë ose konkretisht nëpërmjet ministres së Drejtësisë është që me goditë njerëzit, gazetarët, mendimatarët që guxojnë të thonë mendim ndryshe. Çështja e simboleve mandej është kryekëput në funksion të eleminimit të Lëvizjes Vetvendosje e cila nuk i njeh këto simbole, e cila ka qëndrim refuzues ndaj këtyre simboleve”, ka thënë Kajtazi mes tjerash.
Ndërsa Arton Demhasaj, nga organizata Çohu, e cila kishte qënë pjesë e grupit punues për këto ndryshime ka thënë se ata si organizatë kishin marrë një draft të gatshëm si buka e gatuar.
“Në këtë rast ne nuk jemi kanë të barabartë sepse ne nuk e kemi ditë çka po ndodhë edhe unë personalisht kam mendur që komplet procesi i rishikimit të Kodit Penal ka dështu sepse prej muajit nëntor deri në prill ne nuk kemi marrë asnjë ftesë për me u taku edhe me u diskutu, krejt kur ka ardh versioni, ka ardh buka e gatume para nesh”, ka deklararuar Demhasaj në emisionin “Përballje”.
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, ka thënë se këto propozime ishin në kundërshtim më Kushtetutën.
“Çka ne kemi parë është që ky draft mund të bie në kundërshtim me dy parime kushtetuese të cilat janë të garantura me Kushtetutën e Kosovës, në radhë të parë liria e shprehjes dhe e dyta që ka të bëjnë me barazinë e qytetsarëve para ligjit”, ka pohuar Miftaraj.
Në anën tjetër duke parë reagimet e shumta të mediave, institucioneve ndërkombëtare e shoqërisë civile Ministria e Drejtësisë ka tërhequr nenet e propozuara 134/C (“fyerja ndaj shtetit dhe simboleve të shtetit”) dhe 134/D (“fyerja ndaj organeve kushtetuese”) nga propozimi për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës. Ardian Bejtullahu nga zyra ligjore e kësaj Ministrie ka deklaruar se ata kanë qënë transparent gjatë tërë procesit.
Emisioni “Përballje” është bashkëprodhim i gazetarit Muhamet Hajrullahu me Telegrafi.com për Radiotelevizionin Dukagjini dhe transmetohet çdo të hënë në ora 20:20, kurse repriza të shtunën në ora 10:00. /Telegrafi/
Perballje – A po burgoset fjala e lire
Perballje – A po burgoset fjala e lire
Posted by Telegrafi.com on Monday, 1 May 2017