Kryeredaktori i gazetës online Insajderi, Vehbi Kajtazi ka thënë se hyrja e njerëzve të rinj në lista e subjekteve politike ka qenë më shumë e imponuar se sa vullnet i liderëve të partive politike.
I ftuar në “Click” të RTV21, Kajtazi, po ashtu tha se hyrja e njerëzve të rinj në lista ka lëvizur të tjerët mbrapa dhe se rezultati i shumicës së këtyre që kanë hyrë vonë në lista ka treguar nevojën për ndryshim brenda subjekteve politike,
Kajtazi tha se këtë ndryshim liderët kryesorë të LDK në këtë rast nuk e duan.
“Nuk e don Lutfi Haziri as nuk e don Agim Veliu, as Haki Rugova as Lutfi Zharku rezultatin e Vjosa Osmanit, Lumir Abdigjikut dhe as të Driton Selmanajt”, ka thënë Kajtazi.
Kjo Kajtazit ndodhë sepse përpos Osmanit e cila është në LDK më moti, të tjerët kanë treguar me votë që janë më të fuqishëm se Lutfi Haziri që është pjesë e LDK prej themelimit./Insajderi.com