Dhomat e Specializuara në Hagë kanë marrë vendim që kalimi i dosjes te trupi gjykues i çështjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, të shtyhet për datën 16 korrik, transmeton Insajderi.
Në njoftimin e DhS-së thuhet se seanca në këtë çështje, e caktuar për të premten e 25 qershorit, do të shtyhet për datën 14 korrik, nga ora 15:00.
“Pas vendimit të sotshëm të panelit të Gjykatës së Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Gucati & Haradinaj ka ndryshuar datën e mëparshme për kalimin e dosjes së çështjes tek trupi gjykues, në 16 korrik 2021″.
“Ai gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë aktakuzën e korrigjuar deri më 5 korrik dhe Mbrojtjen që të dorëzojë dosjen paraprake (nëse dëshiron ta bëjë këtë) deri më 12 korrik. Gjithashtu, seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. /Insajderi.com