Kallëzim penal kundër Jabllanoviqit

Kallëzim penal kundër Jabllanoviqit

Është ngritur kallëzim penal kundër kreut të Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandër Jabllanoviq, për posedim të paautorizuar dhe përdorim të armëve, ka thënë kreu rajonal i Policisë së Kosovës, Zeljko Bojiq.

“Pas konsultimit me prokurorin kompetent, rasti është klasifikuar si vepër penale nga neni 374- posedim i paautorizuar i armëve, si dhe në bazë të nenit 375- përdorim i paautorizuar i armëve. Me urdhër të prokurorit është hapur kallëzim penal për këto vepra”, ka thënë Bojiq, njofton lajmi.net.

Aleksandër Jabllanoviq dhe gruaja e tij KJ u arrestuan të dielën në mbrëmje, pas incidentit në Leposaviq, në të cilën ata ishin të përfshirë.

Jabllanoviq dhe gruaja e tij, pas ndalimit disa orësh në stacionin policor në Leposaviq janë lëshuar atyre u është konfiskuar një armë.