Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia, ndalohet nga policia

Kaloi ilegalisht kufirin nga Serbia, ndalohet nga policia

Një person është ndaluar nga Policia e Kosovës të premten në fshatin Bistricë, pasi kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia, njofton Insajderi.

Siç njofton policia, në veturën e tij janë gjetur disa mallra ushqimore pa dokumentacion.

“Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me veturë kishte kaluar kufirin ilegalisht nga Serbia për në R. Kosovës. Në veturë janë gjetur disa mallra ushqimore pa dokumentacion përkatës, të cilat i janë dorëzuar doganës”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com