
Të gjitha kandidaturat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë kaluar me miratimin e delegatëve në Kuvendin Zgjedhor të këtij subjekti politik, që po mbahet aktualisht, transmeton Insajderi.
Kandidaturat që kanë kaluar në Kuvend janë ato të cilat janë bërë të ditura deri më tani, ajo e Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut e Besian Mustafës.
328 delegatë nga 38 degë të LDK-së nga të gjitha komunat janë mbledhur sot për ta dhënë votën e tyre.
Ndryshe, Isa Mustafa ka dorëzuar dorëheqjen e kryetarit të LDK-së si dhe të anëtarit të Kuvendit, para delegatëve në Kuvendin zgjedhor. /Insajderi.com