Kalon mbi 16 mijë numri i të infektuarve me COVID-19

Kalon mbi 16 mijë numri i të infektuarve me COVID-19

Në 16.606 ka arritur numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin COVID-19, kjo pasi të premten u regjistruan edhe 104 raste të reja.

Prej këtyre rasteve, 652 kanë përfunduar me vdekje si pasojë e Coronavirusit.

Ndërsa 14.561 janë shëruar pas infektimit. Kjo nënkupton se numri i rasteve aktive tani është 1.393.

Komuna më e prekur është Prishtina, madje edhe gjatë ditës së fundit u regjistruan më së shumti raste, 32 sosh. /Insajderi.com