
Me 68 vota pro e asnjë kundër ka kaluar projektligji për financimin e partive politike.
Deputetët ishin pro iniciativës që të jenë më transparente pasqyrat financiare të subjekteve politike në vend.
Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën plenare ku parashihet të hidhen në votim disa projektligje. /Insajderi.com