Kalon propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formim të komisioneve parlamentare

Kalon propozimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për formim të komisioneve parlamentare

Me 84 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ka kaluar propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006 të datës 2 prill 2021, për formimin e komisioneve parlamentare, njofton Insajderi.

Ky propozim është miratuar në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

“Me 84 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Republikës së Kosovës miraton propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare”, ka thënë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Pas këtij propozimi, është me 83 vota për është miratuar edhe ndryshimi i emrit të komisionit për Shëndetësi në “Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale”. /Insajderi.com