Kalon propozimi për ratifikimin e 7 anëtarëve të KSHC-së

Kalon propozimi për ratifikimin e 7 anëtarëve të KSHC-së

63 deputetë kanë votuar për, nëntë vota kundër dhe asnjë abstenim për propozimin e Qeverisë lidhur me ratifikimin e shtatë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, njofton Insajderi.

Ky proprozim u miratua në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku anëtarët e zgjedhur janë Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenare Pireva-Nuçi, Seb Bytyçi, Alison Felce, Cassie Bernhardt dhe Werner Stueber.

Anëtarët e zgjedhur kanë marrë mandatin për pesë vjet.

“Konstatoj se me 63 vota për, nëntë vota kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e mori këtë vendim me përbërjen: Hasnije Ilazi, Gëzim Tosuni, Krenare Pireva-Nuçi, Seb Bytyçi, Alison Felce, Cassie Bernhardt dhe Werner Stueber. Këta shtatë anëtarë janë të zgjedhur me mandat pesë vjeçar”, ka thënë kryeparlamentari Konjufca. /Insajderi.com