“Kam me ju vra të gjithëve”, një muaj paraburgim ndaj personit që kërcënoi familjarët

“Kam me ju vra të gjithëve”, një muaj paraburgim ndaj personit që kërcënoi familjarët

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të dysharit për veprën penale “Kanosje”, njofton Insajderi.

Siç njofton gjykata, P.B. dyshohet se më 4 prill ka kanosur nënën dhe motrën e tij duke iu thënë se “dilni nga shtëpia, kjo është shtëpia ime, një ditë kam me ju vra të gjithëve dhe do ta kalli shtëpinë”.

“I pandehuri P.B., me datë 4 prill, në orët e pasdites në shtëpinë e përbashkët familjare, seriozisht  i kanosë personat tjerë – respektivisht të dëmtuarat nënën dhe motrën e tij, me fjalë vepra apo gjeste se do të ju shkaktojë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit  ose të shkaktimit të ankthit, në atë mënyrë që i pandehuri P.B., i tensionuar i kanoset të dëmtuarave me fjalët se “dilni nga shtëpia, kjo është shtëpia ime, një ditë kam me ju vra të gjithëve dhe do ta kalli shtëpinë”, me ç ’rast me këto veprime tek të dëmtuarat ka shkaktuar ankthe dhe frik si dhe ua ka rrezikuar sigurinë personale”, thuhet në njoftimin për medie të gjykatës.

Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit. Ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Insajderi.com