Kamberi – Bernabiqit: Kosova është e pavarur

Kamberi – Bernabiqit: Kosova është e pavarur

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vazhduar deklarimet e tij në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve, njofton Insajderi.

Në fjalimin e tij të sotëm në një seancë të Kuvendit, ai iu drejtua kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, duke i thënë se “gjuha e urrejtjes që po përdoret nga ministrat Tuaj e shoqëruar me heshtjen Tuaj, nuk i kontribuon as marrëdhënieve ndëretnike, as marrëveshjes me Kosovën e as paqes në Ballkan”.

“Përndryshe, Zonja Bernabiq, a është ose jo e pavarur Kosova, ju e dini më së miri – Juve dhe ministrave Tuaj i nevojitet leje e veçantë për ta vizituar Kosovën”, tha Kamberi në hyrje të fjalimit të tij.

Ai ka folur edhe për hartën skandaloze të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili në rrjetet sociale postoi hartën e shtetit të Kosovës me flamur serb brenda saj./Insajderi.com