Kamberi flet shqip në Kuvendin e Serbisë: Gjykata ka legalizuar termin ofendues “šiptari”

Kamberi flet shqip në Kuvendin e Serbisë: Gjykata ka legalizuar termin ofendues “šiptari”

Përfaqësuesi i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka mbajtur një fjalim në gjuhën shqipe përballë deputetëve në seancën e djeshme të këtij Kuvendi, njofton Insajderi.

Edhe pse kishte ndërhyrje të njëpasnjëshme nga kryeparlamentari Ivica Daçiq, Kamberi vazhdoi të flas shqip për vendimin e Gjykatës së Lartë në Beograd që ka refuzuar të shpall fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Kamberi tha se me këtë veprim Gjykata e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues “šiptari”.

“Sot është e një ditë e veçantë. Është ditë e parë pasi që një Gjykatë e këtij shteti ka legalizuar termin ofendues ‘šiptari’. Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor Ministrin Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve. Për gjykatën e lartë nuk vlenë më as vendimi i Gjykatës së Apelit në fund të vitit 2018, e cila pati sanksionuar përdorimin e termit ‘šiptar’ si gjuhë urrejtje.  Nuk vlenë as mendimi i Komisioneres për Mbrojtjen e Barazisë, Bërnakica Jankoviq, që e ka cilësuar përdorimin e termit ‘šiptar’ si nënçmues, fyes dhe shkelje  e Ligjit për Ndalimin e Diskriminimit”, ka thënë ai. /Insajderi.com